Sherbimet

Instalim Kamerash – Sherbimet

Sherbim profesional

Çfarë na Dallon nga të Tjerët

2.000+

Montime të Suksesshme

100+

Kliente Besnikë

5+

Vite ne Treg

100%

Sherbim profesional

Sherbimet Tona

Zgjidhje Profesionale në Siguri dhe Teknologji

Instalim Kamerash Sigurie & Mirëmbajtje

Ne ofrojmë shitje, montim dhe mirëmbajtje të plotë për sisteme kamerash sigurie, duke përfshirë teknologjinë më të fundit CCTV, DVR, XVR dhe NVR. Sigurojmë që çdo pajisje të vendoset në mënyrë strategjike për të garantuar mbulim maksimal dhe siguri të plotë për pronën tuaj

Konfigurim i Sistemeve Network & WiFi

Ofrojmë konfigurim profesional për rrjete informatike dhe sisteme WiFi për të siguruar një lidhje interneti të shpejtë dhe të qëndrueshme në të gjithë ambientin tuaj. Ky shërbim mundëson gjithashtu shikimin online 24/7 të kamerave tuaja nga telefoni ose kompjuteri

Servis PC dhe Asistencë Teknike
Ekipi ynë ofron shërbime të specializuara për riparimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterëve (Servis PC). Ju ndihmojmë me zgjidhje të shpejta teknike për çdo problem softuerik ose harduerik që mund të hasni në pajisjet tuaja të punës ose shtëpisë si kompjuter,laptop, Tablet , Ipad etj.Formatim.
Instalim i Sistemeve Audio

Realizojmë instalime profesionale të sistemeve audio për biznese, zyra ose ambiente rezidenciale. Kujdesemi për akustikën dhe cilësinë e zërit, duke integruar pajisjet në mënyrë harmonike me dizajnin e ambientit tuaj.

Instalim Ndriçimi

Ofrojmë instalim profesional dhe montim të të gjitha llojeve të ndriçimit, duke përfshirë dritat, ambazhurët dhe spotet. Shërbimet tona shtrihen në dyqane, ambiente pune (zyra) dhe shtëpi moderne, duke garantuar një instalim të saktë elektrik sipas standardeve më të larta të sigurisë.

Konsulencë Teknike e Specializuar

Çdo projekt fillon me një analizë të detajuar të ambientit dhe konsulencë profesionale. Ne ju udhëzojmë drejt zgjedhjeve më efektive dhe ekonomike që i përshtaten nevojave tuaja specifike për siguri dhe teknologji.

Klientet Qe Kane Besuar Tek Ne

Telefono Tani

Kontakto Tani

Address
Email